
Ekspozita “Ibrahim Kodra – Deti dhe Muzika” në Tiranë
Downloads an .ics file · Times are in Europe/Tirane · Google Calendar
“Ibrahim Kodra – Deti dhe Muzika” Më 23 shtator, Tirana hap dyert për një ekspozitë kushtuar Nderit të Kombit, Ibrahim Kodrës, një prej artistëve më të rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX dhe postkubistit të fundit europian. 41 vepra, të realizuara ndërmjet viteve 1947–1999, sjellin ngjyrën, ritmin dhe figuracionin e veçantë të mjeshtrit shqiptar. Peshqit, varka, muzikantë, figura, idhuj e toteme… një botë ku arti, kujtesa dhe imagjinata takohen në një gjuhë krejtësisht të tijën. E kuruar nga Anila Mema, një zë i njohur i gazetarisë së kulturës, e angazhuar prej vitesh në fushën e artit dhe menaxhimit kulturor në vend, ekspozita bashkon vepra nga fondi i Shtëpisë-Muze të Ibrahim Kodrës në Milano dhe nga koleksione private, së bashku me shumë fotografi, dokumente, botime, çmime, veshje dhe instrumente muzikore që na afrojnë edhe më shumë me njeriun dhe artistin pas veprave. Ju mirëpresim! 📍 Banka e Shqipërisë, Blv “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë 📅 23 Shtator – 23 Nëntor 2026
More like this near Tirana
Going to Ekspozita “Ibrahim Kodra? Ask me anything about it.
I read the organiser's pages and answer in a few seconds.
Answers are AI-generated · Privacy




