
Ekspozita fotografike “Shën Nënë Tereza” te COD
Downloads an .ics file · Google Calendar
Më 5 shtator kujtojmë Shën Terezën e Kalkutës, figurën e jashtëzakonshme që ia kushtoi jetën dashurisë, dhembshurisë dhe shërbimit ndaj njerëzimit, duke u shndërruar në një simbol universal të humanizmit. Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Ambasadën e Indisë në Shqipëri, sjell më 18 shtator 2026, ekspozitën fotografike “Shën Nënë Tereza – Një trashëgimi dashurie, dhembshurie dhe humanizmi”, kushtuar figurës që mishëron lidhjen e veçantë mes Shqipërisë dhe Indisë, si dhe në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri–Indi. 30 fotografitë e ekspozuara dokumentojnë momente nga vizitat e Nënë Terezës në Shqipëri, si edhe nga ceremonia e funeralit të saj në Indi, duke na sjellë pranë çaste të rralla dhe duke rikthyer në vëmendjen e publikut një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë. 🕊️
More like this near Elbasan
Going to Ekspozita fotografike “Shën Nënë Tereza” te? Ask me anything about it.
I read the organiser's pages and answer in a few seconds.
Answers are AI-generated · Privacy




