
Illyrian Brains Milano
Downloads an .ics file · Times are in Europe/Rome · Google Calendar
🇦🇱 Përshëndetje IB Milano! ❤️🖤
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë, kemi menduar të mblidhemi të gjithë bashkë për të festuar këtë ditë kaq të rëndësishme për ne shqiptarët! 🇦🇱
Sidomos në një periudhë si kjo, me gjithë zhvillimet dhe shqetësimet që po kalon vendi ynë, është edhe më e rëndësishme të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, të ruajmë lidhjet me vendin tonë dhe të forcojmë komunitetin shqiptar kudo që jemi.
28 Nëntori na kujton jo vetëm historinë dhe identitetin tonë të përbashkët, por edhe rëndësinë e solidaritetit dhe të bashkimit. ❤️
Prandaj, ju ftojmë të kalojmë një mbrëmje të bukur së bashku, të takohemi me miq të vjetër e të rinj dhe të festojmë në një atmosferë të ngrohtë e miqësore! 🥂
📅 E shtunë, 28 Nëntor🕢 Ora 19:30📍 Terrazza All'Aperto
🍸 Çmimi është 25 € për person, ku përfshihen një pije dhe aperitivo.
Për të konfirmuar pjesëmarrjen, mjafton të bëni pagesën në linkun më poshtë dhe të shënoni emrin dhe mbiemrin tuaj:
🔗 https://www.paypal.com/pool/9ughnfFWYb
Vendet janë të kufizuara, ndaj ju lutemi të konfirmoni sa më shpejt që të mundeni. 😊
Shpresojmë të jemi sa më shumë, sepse komuniteti bëhet më i fortë kur jemi bashkë!
Ju presim me shumë qejf! ❤️🖤🇦🇱
More like this near Milan
Going to Illyrian Brains Milano? Ask me anything about it.
I read the organiser's pages and answer in a few seconds.
Answers are AI-generated · Privacy

